Sasho Mijallkov e ka pranuar fajin dhe u dënua me 3 vjet burg për rastin “Perandoria”, do t’i konfiskohen 36 milionë euro

Ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, në hetimin “Perandoria” për larje parash është dënuar me tre vjet burg efektiv, pasi që sot ka pranuar fajin në marrëveshje me prokuroren për krim të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskovska, transmeton Portalb.mk.

Këto ditë, gjykatësi për zbatim të sanksioneve duhet t’i dorëzojë akt referimi për në burg, a Mijallkovit do t’i konfiskohet pronë e patundshme prej rreth 30 milionë eurove në dobi të shtetit. Gjithashtu, do t’i konfiskohen edhe gjashtë milionë euro të gatshme.

Prej fillimit të muajit, në mbajtje të burgut prej 1 viti për “Perandorinë” është Orce Kamçev, i cili gjithashtu e pranoi fajin në bashkëpunim me Ruskoskën.

Hetimi për çështjen “Perandoria” pas tre vitesh e gjysmë përfundoi së fundmi. Me hapjen e hetimeve, Kamçevit iu ngri pasuria, ndërsa pas përfundimit të saj, gjykata e pranoi kërkesën e prokurorisë dhe i ngriu pasurinë e Sasho Mijallkovit në vlerë rreth 32 milionë euro. Kamçev sërish është pajtuar me prokurorinë për pjesën e evazionit fiskal, ka marrë një vit burg dhe përmes DAP-it i ka paguar shtetit rreth 5.2 milionë euro.

Në rastin “Perandoria” të dyshuar janë Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska – Kamçeva, Hristina Kamçeva – Stojçeska, Zorica Arsovski, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçec dhe Jovançe Taskovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button