“Shkruaju atyre” – platformë e re onlajn me të cilën qytetarët mund të komunikojnë me këshilltarët komunalë

Fondacioni Metamorfozis në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare ka zhvilluar një platformë onlajn www.pishi.im, me të cilin qytetarët do të mund të komunikojnë dhe shkëmbejnë informacione me këshilltarët e zgjedhur komunalë në njësitë lokale ku ata jetojnë.

“Qëllimi i onlajn platformës www.pishi.im parashikon si pikë qendrore për informimin, përfshirjen dhe rrjetëzimin e qytetarëve të një komune të caktuar me këshilltarët e zgjedhur komunalë në vetë komunën. Platforma www.pishi.im do të mundësojë komunikim më të lehtë dhe më efikas mes qytetarëve dhe këshilltarëve të zgjedhur komunalë”, thonë nga Fondacioni Metamorfozis.

Platforma Shkruaju atyre është i lehtë për t’u përdorur dhe ka formular  komunikimi përmes të cilave qytetarët do të mund të shohin se cilët janë këshilltarët komunalë në komunën e tyre, cilat janë përgjegjësitë e tyre dhe nëse dëshirojnë do të mund t’i kontaktojnë përmes të njëjtit formular.

Vizitorët e faqes kanë mundësinë të kërkojnë dhe shkarkojnë të dhëna të caktuara (në format .csv, .xlsx, .docx dhe .pdf, në varësi të të dhënave).

Përmes platformës Shkruaju atyre çdo këshilltar mund të kontaktohet personalisht nga qytetarët për çështje të ndryshme ekonomike dhe shëndetësore, shërbimet sociale, arsimin në komunë, si dhe për punën e këshillit, ndërmarrjet publike dhe vetë kryetarin e komunës.

Në të njëjtën kohë, platforma onlajn do të ketë edhe renditjen e këshilltarëve komunalë në vend, sipas numrit të mesazheve të dërguara nga qytetarët për ta, por edhe se sa prej mesazheve të dërguara janë përgjigjur nga këshilltarët konkretë. në vetëqeverisjes lokale. Krahas statistikave sipas këshilltarëve, ka edhe renditje në bazë të statistikave sipas komunave, partive politike dhe sipas llojit të pyetjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button