Revizioni te Burgu i Shkupit, dyshime në risocializimin dhe ushqimin e të dënuarve, sikurse edhe te regjistrimi i mjeteve materiale

Enti Shtetëror për Revizion ka kryer kontrolle në Burgun e Shkupit, ku ka regjistruar disa parregullsi, për çka kanë shpreh mendim të pavolitshëm për vërtetësinë e raporteve financiare, transmeton Portalb.mk.

“Sektori për risocializim nuk është i ekipuar mjaftueshëm me çka shpie në dyshim procesin e risocializimit të suksesshëm të personave të dënuar’ nuk është caktuar person për të kontrolluar cilësinë e ushqimit gjatë ndarjes së ushqimeve”, raportoi Enti.

Në raport theksohet se nuk është vendosur evidentimi i kontabilitetit për mjetet materiale me të cilat disponon institucioni.

“Shprehëm mendim të pavolitshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe mendim me rezervë për pajtueshmërinë e transaksioneve financiare me rregullativën ligjore relevante, udhëzimet dhe politikat e vendosura”, vlerësoi Enti.

Revizioni rekomandoi që në këtë burg duhet të krijohet ekipi adekuat për risocializimin e të burgosurve dhe të vendosen persona të caktuar për kontrollimin e ushqimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button