Udhëtarët që përdorin transportin e NTP-së do të mund të përdorin biletë autobusi virtuale

Ndërmarrja për transport publik Shkupi informon udhëtarët se së fundi është plotësisht funksional aplikacioni mobil “Skopska”, i cili, siç sqarojnë nga NTP, është zëvendësim i kartelave elektronike të papersonalizuara “Skopska”, praktikisht është biletë autobusu virtuale, transmeton Portalb.mk.

Aplikacioni është i disponueshëm për përdoruesit e telefonave mençur me sistem operativ Android ose IOS.

“Aplikacioni ofron një sërë përfitimesh, duke përfshirë ato bazike për blerje elektronike dhe validimin e biletave, si dhe ka mjete (orari, harta e ndalesave, planifikimi i itinerarit etj.) që lehtësojnë shumë përdorimin e transportit publik. Në muajt e fundit aplikacioni i ka kaluar të gjitha fazat e testimit dhe presim që përdoruesit e tij të mos ballafaqohen me probleme të natyrës teknike, në të kundërtën mund të raportojnë problemet dhe ngjashëm në [email protected]”, njofton NTP Shkup. 

Nga atje thonë se aplikacioni është krijuar ekskluzivisht në bazë të sloganit “Ji në hap me botën digjitale”, ndërsa si tjetër përfitim shtesë për përdorim më të shpejtë dhe më të mirë të shërbimeve të transportit publik në qytet.

“Përdoruesit e transportit publik ende mund të blejnë/validojnë biletën me kartelën elektronike “Skopska”, me opsionin Mobipay (pagesë celulare), ndërsa mund të blihet në letër edhe në biletaritë e NTP Shkup”, sqarojnë nga ndërmarrja publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button