Rritje e çmimeve edhe në hoteleritë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut vazhdim shënohet rritje e çmimeve në sektorë të ndryshëm. Këtij trendi nuk i ka shpëtuar edhe sektori i hotelerisë, e cila ka shënuar rritje të çmimeve në nivel mujor dhe vjetor, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit qershor të vitit 2022, krahasuar me muajin maj të vitit 2022, është rritur për 1.4%. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje u vërejt tek grupi Ushqim për 1.9 %, Pije alkoolike për 0.7 %, Pije joalkoolike për 0.4 % dhe Netë të kaluara për 0.3 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që për 11.2 përqind janë rritur çmimet në sektorin e hotelerisë në krahasim me qershorin e vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button