Vala e re e kovidit nisi më herët se sa pritej, ekspertët thonë: në plazh, nuk do të infektoheni, por në diskotekë gjasat janë të mëdha

Numri i rasteve të reja me kovid është në rritje ditët e fundit. Nëse deri para njëzet ditësh numri ishte rreth pesëdhjetë raste në ditë, gjendja tashmë është krejtësisht ndryshe dhe po regjistrohen edhe nga 300 raste të reja. Përqindja e të infektuarve arrin deri në 18 për qind të personave që testohen në baza ditore. Ekspertët shëndetësorë, për Meta, para pak kohësh parashikuan se shifrat do të rriten në vjeshtë, në vend të tani, në muajt e verës. Megjithatë, parashikimet e tilla rezultuan të pasakta, njofton Meta.mk.

Për gjendjen e re epidemiologjike në vend, nesër do të mblidhen anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive, pas së cilës do të dihet nëse do të ndërmerren masa dhe çfarë. Zëdhënësi i Komisionit thotë se për momentin vetëm mund t’i monitorojnë shifrat në baza ditore, ndaj në mbledhjen e nesërme do të shihet nëse do të ndërmarrin masa.

Epidemiologu dr. Aleksandar Stojanov thotë se sigurisht që maskat duhet të mbahen në ambiente të mbyllura, gjegjësisht në qendra tregtare, spitale, barnatore dhe në transportin publik të qytetit (siç është tani) dhe kudo ku ka shumë njerëz.

“Vaksinimi është masë e mirë sepse ne kemi vaksinuar pak nga popullata në vend. Është e qartë se ky virus nuk e dallon nëse është verë apo jo, por dallon nëse ka shumë njerëz në një vend ose jo. Në Mykonos, numri po rritet, atje 30 për qind e popullsisë tashmë është pozitive. Në Greqi ka disa vende me mbi 50 për qind të të infektuarve dhe atje raportohen nga 20.000 infeksione të reja çdo ditë. Ndërsa sezoni veror sapo ka filluar. Do të duhet të vendosin masa”, thotë Dr. Stojanov.

Shton se, shanset për t’u infektuar me kovid në plazh janë të vogla, por në restorant apo diskotekë të plotë, mundësitë për infektim janë të mëdha.

“Verës dhe në vjeshtë do të ketë rritje të numrave. Megjithatë, në vjeshtë shifrat do të jenë më të larta se tani. Të infektuarit do të jenë me këto dy llojet e reja që mbizotërojnë, Omikron. Shumë njerëz nuk testohen sepse në kufi nuk u kërkojnë vërtetim se kanë bërë test. Ky lloj transmetohet më lehtë se Delta, por jep simptoma më të lehta. Kështu që do jetojmë me kovidin njëlloj siç jetojmë me gripin”, shton Stojanov.

Sipas tij, autoritetet shëndetësore do të duhet të ndërmarrin masa nëse spitalet fillojnë të mbushen. Ai apelon që pacientët e infektuar të shërohen, si me çdo sëmundje, në mënyrë që të mos kenë problem nga pasojat që i shkakton virusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button