Mariçiq: E përmbushën qëllimin tonë për mbrojtjen e gjuhës maqedonase në kuadër të BE-së

“Qëllimi ynë në këtë proces ishte të mbrojmë statusin e gjuhës maqedonase në kuadër të Bashkimit Evropian, e jo ta bindim Bullgarinë që të ndryshojë qëndrim. Qëllimi ishte që të mos ketë ndikim ai qëndrim, në qëndrimin e Bashkimit Evropian”, tha zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq në brifingun e djeshëm me redaktorët, transmeton Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se është bërë analizë e mirë dhe jo rastësisht apo naivisht e paraqesin këtë propozim dhe theksoi se për qëndrimet e tyre janë marrë përvojat e shumë vendeve anëtare të BE-së, të cilat më pas janë shfrytëzuar gjatë bisedimeve me Bullgarinë për të arritur një zgjidhje kompromisi.

Në këtë kontekst, zëvendëskryeministr Mariçiq duke përcjellë përvojën e Irlandës, të cilën e tregoi ministri irlandez për Evropën, Thomas Byrne, në konferencën e përbashkët për shtyp, në të cilën u dërguan shumë mesazhe të hapura dhe të qarta se ky është momenti dhe ky është propozimi që duhet t’i jepet shans.

“Fjalim veçanërisht emocionues, sipas meje, kishte ministri i Irlandës, i cili tha se Irlanda duhet të hiqte dorë nga pretendimet e saj territoriale ndaj Britanisë për t’u anëtarësuar në BE, se kishin një bllokadë 10-vjeçare nga Franca në atë kohë, që me të vërtetë si një komb që u mohua për një kohë të gjatë nga fqinjët e tij”, tha Mariçiq.

Siç theksoi zv.kryeministri Mariçiq, ministri irlandez shpjegoi dhe bëri një krahasim të qartë se sot përdorin gjuhën irlandeze dhe atë angleze dhe se Irlanda është zhvilluar ekonomikisht, kulturalisht dhe në identitet që kur është në BE dhe nga një vend që të gjithë donin të largoheshin 50 vjet më parë, kur u bënë anëtarë të BE-së sot është një vend ku njerëzit duan të emigrojnë dhe duan të jetojnë e punojnë vetëm për shkak të BE-së.

Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se duhet t’i njohim këto mësime kur duhet të përfitojmë nga rasti dhe prandaj është e rëndësishme të futemi në thelbin e këtij propozimi, tha Mariçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button