Kavadar, dy të vdekur si pasojë e rënies së një vinçi

Dy persona kanë vdekur nga rënia e një vinçi në Kavadar, konfirmojnë për MIA-në nga MPB-ja, transmeton Portalb.mk.

Informacionin për MIA-në e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore Publike në Kavadar, nga ku thonë se aksidenti ka ndodhur në një lokacion ku është duke u ndërtuar një objekt.

Në vendin e aksidentit janë të pranishëm një prokurori publik, një grup hetimor dhe një inspektues.

Më shumë informacion priten gjatë ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button