fbpx

Inflacioni në Turqi arriti në nivel rekord në dy dekadat e fundit

Inflacioni në Turqi në qershor ka arritur në nivel vjetor prej 78.6 për qind, që është niveli më i lartë në 24 vjet, transmeton REL.

Këto të dhëna u publikuan të hënën, më 4 korrik, teksa politikat kundërthënëse ekonomike të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, po e rëndojnë situatën.

Por, vlerësimet jozyrtare të publikuara nga ekonomistët në Turqi tregojnë se rritja e çmimeve është dyfish më i lartë krahasuar me shifrat e prezantuara nga autoritetet.

Niveli i inflacionit i raportuar nga agjencia shtetërore turke e statistikave është niveli më i lartë që prej janarit të vitit 1998.

Në maj, inflacioni ishte 73.5 për qind dhe 15.0 për qind në fillim të vitit të kaluar.

Javën e kaluar, ministri i Ekonomisë, Nureddin Nebati, u zotua se çmimet e konsumit do të nisin të bien në muajin dhjetor.

“Ju premtoj ju dhe presidentit se do të shohim rënie të inflacionit duke filluar nga dhjetori”, ka thënë ai sipas mediave turke.

Sipas të dhënave zyrtare, rritja e inflacionit në qershor u nxit nga rritja prej 123.4 për qind e kostos së transportit dhe rritjes prej 94 për qind të pijeve joalkoolike.

Kriza ekonomike në Turqi nisi kur Erdogan detyroi Bankën Qendrore që të merrte vendime për uljen e normave të interesit vitin e kaluar, si pjesë e “modelit të ri ekonomik” të prezantuar nga ai.

Por, kjo politikë rriti çmimet e konsumit. Megjithatë, lideri turk nuk pranon modelin konvencional ekonomik dhe insiston se normat e larta të interesit shkaktojnë rritje të çmimeve.

Ekonomistët besojnë se kjo qasje e Erdoganit ka përkeqësuar gjendjen në mbarë botën, pas rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë, të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button