Lëvizja Besa: Pranojmë propozimin francez, gjatë ndryshimeve kushtetuese të hiqet “20%” dhe të shkruhet gjuha shqipe

Lëvizja BESA pas informimit nga ana e Qeverisë rreth propozimit francez dhe konform vendimeve partiake konfirmon se pranon çdo propozim që hap rrugën e integrimit në BE dhe që i njëjti, siç thonë nga kjo parti, nuk do cenonte interesat e shqiptarëve në vend, transmeton Portalb.mk.

“Poashtu pasi që propozimi francez në vete implikon ndryshime kushtetuese, ne për të dëshmuar konzistencën politike nga hapja e fundit e kushtetutës do kërkojmë që të korigjojnë në kushtetutë terminologjinë “gjuha që flasin mbi 20% e popullatës” të zavendësohet me termin “gjuha shqipe”, thonë nga Lëvizja Besa.

Megjithatë, nga kjo parti theksuan se Qeveria s’ka kapacitet, kredibilitet dhe as legjitimitet që të qeverise me vendin, prandaj ripërsëritën kërkesën për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend.

Propozimi francez në vend mbërriti të enjten, pas së cilës kryeministri Kovaçevski njoftoi proces të gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar, presidentin e vendit, Parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend.

SHBA-ja dhe BE-ja në njoftime të veçanta dje mirëpritën debatin për propozimin e rishikuar të BE-së për fillimin e negociatave të anëtarësimit.

Ambasadorja amerikane në vend, Kate Burns, në postimin e saj në Twitter, në atë kontekst thekson rëndësinë e gjuhës dhe identitetit maqedonas.

Ambasadori Gir gjithashtu ka shkruar se është mjaft e qartë se gjuha maqedonase në kornizën negociuese nuk ka kualifikime shtesë.

Së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button