ShBA mbështet diskutimin për propozimin e rishikuar francez, duke pranuar rëndësinë e gjuhës dhe indentitetit maqedonas

SHBA përshëndet diskutimin për propozimin e rishikuar francez për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE me Maqedoninë, duke e njohur rëndësinë e gjuhës dhe identitetit maqedonas, thotë ambasadorja amerikane, Kejt Bërns, transmeton Portalb.mk.

“SHBA përshëndet diskutimin në Maqedoninë e Veriut për propozimin e rishikuar të BE-së për fillimin e negociatave të anëtarësimit, duke njohur rëndësinë e gjuhës dhe identitetit maqedonas. Ne kemi mbështetur prej kohësh të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në BE dhe tani shohim një rrugë që çon përpara”, shkroi Burns në Twitter.

Presidenti Stevo Pendarovski dje thirri seancë të Këshillit të Sigurimit me propozimin francez, ndërsa takim kanë pasur edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Kujtojmë se pas marrjes së propozimit, kryeministri Kovaçevski paralajmëroi konsultime të gjera me partnerët e koalicionit, presidentin e shtetit, parlamentin, sektorin civil, por edhe me opozitën.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas takimit të mbajtur me partnerët e koalicionit më 1 korrik, në formë integrale në ueb-faqen e saj e ka publikuar propozimin nga presidenca franceze për tejkalimin e çështjeve mes RMV-së dhe Bullgarisë, me qëllim që t’i hapet rrugë fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, këtë propozim e ka vlerësuar si më të favorshëm se sa parapraku, të cilin e refuzoi në Bruksel.

Së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button