fbpx

7 Korriku, fillimi i fundit të Edi Ramës, vlerësoi Sali Berisha

Konferencën e përjavshme për shtyp Sali Berisha e nisi me një ironi ndaj kryeministrit Rama, duke i kujtuar se 7 korriku është vetëm fillimi i revolucionit që tha se nis me qytetarët në sheshe, raporton Klan.

“Tmerri i protestës e ka bërë Edi Ramën të shpallë “Sali dipendencën”. Edvin 7 Korriku është vetëm fillimi të garantoj dhe dije mirë se fjala ime është fjalë. Ka tejkaluar çdo vijë të kuqe.”

Një arsye më shumë për të protestuar kryedemokrati tha se është edhe miratimi i Aktit Normativ për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit.

“Qindra miliona euro të fituara duke pirë gjakun e shqiptarëve me bordet e shushunjave, Edi Rama i shpërndau me klientelën e tij. Nuk ka akt më cinik, më çnjerëzor se ky.”

Kryeministrin e akuzoi se po zbaton të njëjtin skenar si me Parkun e  Butrinit edhe për Pallatin e Brigadave.

Pas projektit të qeverisë për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore Berisha u shpreh se fshihen interesa kriminale të Edi Ramës.

Kryeministrin e vuri nën akuzë edhe për vrasjen e Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Berisha nuk u kursye sërish ndaj Alibeajt e Gazmend Bardhit, duke i cilësuar vegla të Kryeministrit Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button