Pamje nga arrestimi i dy personave dhe një polici nga Maqedonia e Veriut në lidhje me veprën penale – zhvatje

Policia e Maqedonisë së Veriut ka publikuar pamje gjatë kryerjes së arrestimit të tre personave që dyshohen për kryerjen e veprës penale – zhvatje, transmeton Portalb.mk.

“Janë arrestuar 61 vjeçari S.D., 37 vjeçari N.K. dhe 43 vjeçari M.R., të gjithë nga Shkupi, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “mashtrim”, në bazë të nenit 258 nga Kodi Penal”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Të dyshuarit prej vitit 2019 kanë kërkuar nga viktima 560 mijë euro në emër të policit M.R., pas kërcënimeve për vrasje. Viktima ka pasur për detyrë deri më 30 qershor të vitit 2022 çdo javë të paguaj nga 5 deri 10 mijë euro

Paraprakisht, viktima për shkak një borxhi prej 63 mijë eurove të marra në vitin 2004, ai deri në vitin 2019 kishte paguar rreth 440 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button