VMRO-DPMNE nesër në protestë kundër propozimit francez

Nesër në ora 19:00 VMRO-DPMNE bëri thirrje për protestë kundër propozimit francez, që sipas tyre nënkupton ose asimilim të maqedonasve ose nuk do të ketë BE, transmeton Portalb.mk.

“Kjo do të thotë ose i asimiluar në BE ose s’ka BE. Ka pasur një iniciativë për të protestuar dhe ne i bashkohemi kësaj nisme. Unë bëj thirrje për një protestë mbarëkombëtare. Nesër para Qeverisë në orën 19.00. Unë do të jem njëri nga të shumtët atje, ftoj të gjithë popullin të bashkohet, të mbrojmë atë që quhet vlerë evropiane”, tha Hristijan Mickoski, kreu i VMRODPMNE-së.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas takimit të mbajtur me partnerët e koalicionit, në formë integrale në ueb-faqen e saj e ka publikuar propozimin nga presidenca franceze për tejkalimin e çështjeve mes RMV-së dhe Bullgarisë, me qëllim që t’i hapet rrugë fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, këtë propozim e ka vlerësuar si më të favorshëm se sa parapraku, të cilin e refuzoi në Bruksel.

Ndryshe, së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button