RMV, pas mesnate lirohet çmimi i dizelit dhe vajit për amvisëri

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRrE) miratoi vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës. Pas mesnate çmimi i dizelit bie për 2.5 denarë si dhe çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri ulet për 2 denarë, transmeton Portalb.mk.

Sipas KRrE çmimet e shitjes me pakicë të benzinës si dhe të mazutit nuk ndryshojnë.

Pas mesnate këto do të jenë çmimet e derivateve:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS- 95 109,00 denarë/litër
  • Benzinë motori EUROSUPER BS- 98 111,50 denarë/litër
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 104,00 denarë/litër
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 103,00 denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 53,305 denarë/kilogram

Sipas KRrE kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,013%.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button