Mandatar i ri i qeverisë bullgare do të jetë Asen Vasilev, ish zëvendëskryeministër dhe ministër i financave

Asen Vasilev është kandidat për kryeministër bullgar i Vazhdojmë me ndryshimin, njoftoi mëngjesin e sotëm kryeministri i dorëhequr Kiril Petkov, transmeton Portalb.mk.

“Unë i propozova ‘Vazhdojmë me ndryshimin’që kryeministri i ardhshëm i Bullgarisë të jetë Asen Vasilev. Një njeri tek i cili kam besim të pamasë, me të cilin e filluam luftën krah për krah dhe me të cilin do ta përfundojmë krah për krah në një ekip”, tha Petkov.

Partia socialiste bullgare (BSP), një nga partnerët në koalicionin aktual qeverisës, është e mendimit se nuk do të negociojë për mbështetjen e kabinetit të ri qeveritar nëse Petkovi rikandidohet si kryeministër, për shkak të vendimit të tij për dëbimin e 70 diplomatëve rusë.

Presidenti Rumen Radev sot pasdite duhet t’ia dorëzojë mandatin partisë ‘Vazhdojmë me ndryshimin’. Partia ka shtatë ditë për të propozuar kabinet të ri. Nëse kjo nuk ndodh, mandati i kalon GERB-it të Bojko Borisovit, nga ku tashmë kanë thënë se do ta kthejnë.

Më 22 qershor, Kuvendi i Bullgarisë shkarkoi kryeministrin Kiril Petkov, pasi 123 deputetë votuan për interpelancën e thirrur nga partia GERB për shkarkimin e Qeverisë.

Paraprakisht, nga koalicioni i qeverisë u largua partia e ish-ministres së punëve të jashtme, ku një nga arsyet llogaritej edhe qasja e qeverisë ndaj problemit me Maqedoninë e Veriut. Pasi një nga katër partitë u tërhoq nga koalicioni qeverisës, qeveria e Petkovit, mbeti me 109 vende në Kuvendin popullor me 240 ulëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button