Rrymë më e shtrenjtë – sot fillon aplikimi i bllok tarifave

Nga sot, shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike dhe ka nisur të zbatohet koncepti i ri i bllok tarifave. Rregullatorët sigurojnë se për 98.8 për qind të familjeve, çmimi mesatar i energjisë elektrike do të rritet me 7.4 për qind. Nuk priten as kufizime të energjisë elektrike, ndonëse na pret një dimër i ashpër, transmeton Portalb.mk.

Bllok-tarifat do të zbatohen vetëm për energjinë elektrike të shtrenjtë, ndërsa për energjinë e lirë nuk do të ketë bllok-tarifa dhe konsumi do të paguhet në bazë të diferencës. Komisioni Rregullator për Energjetikë thotë se nëse nuk do të vendoseshin bllok tarifat, çmimi do të ishte rritur për 17.74 për qind.

“KRRE prezantoi konceptin e bllok tarifave për të ndihmuar kategoritë më të rrezikuara të konsumatorëve, por edhe për familjet që nuk kanë zgjidhje tjetër dhe nuk kanë asnjë mënyrë tjetër ngrohjeje përveç energjisë elektrike dhe për këtë arsye ne i zgjeruam blloqet vetëm në tarifë të lartë deri në 1050 kilovat orë. Verifikoni në cilindo vend në rajon a ka blloqe kaq të larta. Ju siguroj se me përgjegjësi dhe vendosmëri qëndroj prapa faktit se blloqet që janë përcaktuar në Maqedoni janë më të lartat në rajon”, tha dje në Ohër kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

Ai pohoi se për 59.9 për qind të konsumatorëve në periudhën e dimrit rritja do të jetë 6.6 për qind, për 20-30 për qind do të jetë nga 6.6 deri në 8.7, te 3 përqind nga 8.7 në 11.2 dhe për ata që shpenzojnë shumë do të jetë nga 11.2. në 99-100 për qind.

Opozita, nga ana tjetër, konsideron se rritja e energjisë elektrike do të jetë nga 17 deri në 18 për qind. Sipas tyre, me çmimin e ri të energjisë elektrike dhe modelin e ri tarifor, qytetarët do të dëmtohen dy herë dhe do të djegin gjithçka që gjejnë për t’u ngrohur këtë dimër.

Qeveria nuk fsheh se na pret një dimër i vështirë, por sigurojnë se nuk do të ketë kufizime. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, dje nga Forumi Energjetik Ohër – MEF-it, tha se nga EMV janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike dhe se sipas planit të tyre prodhimi tashmë është rritur.

çmimet dhe blloqet tarifore të shpallura nga Komisioni Rregullator i Energjisë i referohen një periudhe leximi prej 30 ditësh. Por në praktikë, fakti është se shërbimet kompetente shpesh i lexojnë matësit në intervale më të shkurtra dhe më të gjata. Deri më tani askujt nuk i interesonte nëse fatura e energjisë elektrike është për 28 apo 32 ditë, por tani ka shqetësim sepse edhe dy ditë të tjera, teorikisht, mund të nënkuptojnë kalim në një bllok tarifor më të lartë dhe rrjedhimisht një çmim më të lartë për kWh të konsumuar.

Por në praktikë, edhe tani nuk do të ketë asnjë ndryshim. Ndonëse kufijtë e blloqeve tarifore paraqiten për një periudhë konsumi prej një muaji, ato jo rastësisht pjesëtohen me numrin 30. Qëllimi ishte të bëhet përllogaritja e “kufijve ditorë” të blloqeve tarifore që do t’i shtoheshin ose zbriteshin “kufirit mujor” të faturës për energji elektrike, varësisht nga periudha kur lexohet.

Për shembull, nëse ju vjen faturë me periudhë konsumi prej 32 ditë, kufiri i bllokut të parë tarifor nuk do të jetë 210 kWh, por 224 kWh. Arsyeja është se “kufiri ditor” i bllokut të parë tarifor është 7 kWh (210 kWh pjesëtuar me 30 ditë = 7 kWh). Dhe për shkak se në shembullin EVN ju lexojnë njehsorin për 32 ditë, gjegjësisht dy ditë plus “kufizimin mujor”, numrit prej 210 kWh i shtohen 7 kWh + 7 kWh – dy “kufijtë ditorë”. Kufiri i blloqeve të tjera tarifore do të rritet sipas të njëjtit parim. Dhe anasjelltas, nëse periudha e leximit është më pak se 30 ditë, atëherë do të zbritet numri i “kufijve ditorë”. Për shembull, nëse fatura e energjisë elektrike i referohet një konsumi prej 28 ditësh, atëherë kufiri i bllokut të parë do të jetë 196 kWh (210 kWh – 7 kWh – 7 kWh).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button