Për një vit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar qindra objekte pa leje

 Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 739 objekte pa leje, më së shumti janë objekte banimi, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë vitit 2021, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të regjistruara 739 objekte të ndërtuara pa leje. Sipas llojit të objektit, pa leje janë ndërtuar 210 objekte për banimi”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ndërsa 73 janë objekte afariste.

Shumica e objekteve të ndërtuara pa leje, mbi 95 përqind janë pronë private. Në objekte pa leje përfshihen edhe 102 mbindërtime, adaptime e meremetime, objekte afariste, garazhe, terrasa, etj.

Më së shumti ndërtime pa leje janë regjistruar në Kumanovë (81), Ohër (70), Tearcë (62), Strumicë (58), etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button