Tupançeski: Mos-miratimi i Ligjit për marrëdhënie pune do të sjellë implikime serioze në sistemin gjyqësor

Ministri i drejtësisë Nikolla Tupançeski vlerëson se mos miratimi i Ligjit për marrëdhënie pune do të sjellë pasoja serioze në sistemin gjyqësor. “Nëse nuk miratohen ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie pune, 60 gjyqtarëve dhe 13 prokurorëve publik do t’u përfundojë marrëdhënia e punës. Pensionimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve publik do të thotë se shumë nga procedurat do të duhet të fillojnë përsëri”, deklaroi Tupançeski, transmeton Portalb.mk.

“Të mos harrojmë, nuk bëhet fjalë për një apo dy procedura, kur ndryshon gjyqtari në procedurë atëherë procesi fillon nga e para. Disa nga procedurat që janë në vazhdim ose në lëvizje mund të kenë njëfarë vjetërsie në aspektin e epilogut të tyre ligjor”, tha ministri Tupançeski.

Sipas ministrit, pamjaftueshmëria e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë është një çështje komplekse dhe për këtë arsye në opsion ka pasur tri zgjidhje.

“Një propozim për zgjidhjen e problemit aktual ishte që t’u jepet mundësi personave që kanë përvojë në fushën e drejtësisë si avokatë, bashkëpunëtorë profesionalë me trajnime më të shkurtra që të jenë pjesë apo zgjidhje e këtij problemi. Opsioni i dytë ishte rritja e numrit të studentëve në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, si një lloj bajpasimi të situatës aktuale dhe opsioni i tretë është zgjatja e marrëdhënies së punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë për tre vjet me ndryshime në Ligjin për marrëdhënie pune. Për herë të parë në historinë e vendit, ndodh që një numër kaq i madh i gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë të  pensionohen në një moment të tillë”, tha Tupançeski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para fillimit të Forumit rajonal me temë “Konventa e Hagës 2019 – Pritjet për Ballkani Perëndimor”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button