Sindikata e AOGJSH-së: Në vend se të “rrihen” në Kuvend që gjyqtarët të mos pensionohen, le të marrin kuadro të reja që plotësojnë kushtet

Sindikata e Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve – AOGjSh u shpreh sot, pasi dje për shkak të bllokadës nga opozita, seanca parlamentare është ndërprerë, në rend dite të së cilës ishin ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet pune, me të cilin 70 gjykatësve dhe prokurorëve do t’ju shtyhet kufiri i moshës për pensionim dhe do të shmangnin daljen në pension, transmeton Portalb.mk.

Nga organizata sindikale reagojnë se ka një numër të madh bashkëpunëtorësh profesionistë, të cilët i plotësojnë kushtet për t’u bërë gjyqtarë dhe prokurorë të rinj, por edhe se nuk mund ta bëjnë këtë sepse “kështu i përgjigjet dikujt”.

“Në vend që të “rrihen” në Kuvend, për vazhdimin e mandateve të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, le të shikojnë në oborret e tyre dhe të shohin se janë mbi 300 bashkëpunëtorë profesionistë në gjykata dhe prokuroritë publike, të cilët i plotësojnë kushtet për tu zgjedhur gjyqtarë dhe prokurorë”, thuhet në njoftimin Sindikatës së AOGJSH-së.

Sindikata e AOGJSH-së thekson se para disa vitesh kanë dorëzuar propozime te organet kompetente, bashkëpunëtorët profesional nga gjykatat dhe prokuroritë publike me përvojë shumëvjeçare që të kenë mundësi, me trajnime që zgjasin tre deri në gjashtë muaj, të zgjidhen gjyqtarë dhe prokurorët, por sot e kësaj dite nuk kanë përgjigje.

“Shkelja e pacipë e Kushtetutës dhe e Ligjeve, vetëm për një kategori të caktuar punonjësish, është diskriminim klasik i të gjithë qytetarëve/punonjësve të tjerë në shoqëri. T’i japë të drejtë të madhe Këshillit Gjyqësor, t’i japë mandate kujt të dojë dhe kur të dojë, duke shmangur të gjitha kërkesat për takim me Sindikatat e AOGJSH-së, e bën këtë institucion autokratik dhe kryetarin e institucionit sundues absolut”, reaguan nga AOGJSH-së.

Nga AOGJSH theksuan se bashkëpunëtorët profesional me gjykatat dhe prokuroritë kryejnë të njëjtat detyra si gjyqtarët, për pagë trefish më të ulët dhe përgjegjësi më të madhe dhe pyesin:

“A ka lidhje me ndryshimin e propozuar ligjor fakti që Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, e cila është e mbushur me fëmijë të zyrtarëve?”, pyesin nga AOGJSH.

Sipas shpjegimit të propozim-amendamenteve të Ligjit për marrëdhënie pune, të propozuar nga Ministria e punës dhe politikës sociale, zgjatja e punës së 60 gjyqtarëve dhe 13 prokurorëve deri në moshën 67 vjeç është me interes esencial publik dhe do të mundësojë mos-pengesë për kryerjen e pushtetit gjyqësor si secencë e qeverisjes së drejtësisë. Me daljen në pension të gjyqtarëve, shumë çështje gjyqësore në vazhdim do të kthehen në fillim.

Para se të vinte në seancë plenare, projekt-amendamentet e Ligjit për Marrëdhëniet pune ishin në Komisionin për çështje evropiane, ku në dy raste pati përplasje mes pushtetit dhe opozitës, e cila është kundër ndryshimeve të tilla. Ditën e parë ka ndodhur incident që për pak sa nuk përfundoi në një përleshje fizike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button