BE u kërkoi deputetëve të mos lejojnë mungesë kuadri me daljen në pension të 60 gjyqtarëve – vazhdon debati në Parlament

Ambasadori i BE-së, David Gere, gjatë gjithë ditës në takimet me grupet e deputetëve në Kuvend u tha deputetëve se duhet të kenë kujdes që të mos mbeten pa kuadër në gjyqësor dhe prokurori, transmeton Portalb.mk.

Përpara rifillimit të debatit të nxehtë në Komisionin për Çështje Evropiane (KÇE) për ndryshimet ligjore që lejojnë gjyqtarët dhe prokurorët të zgjasin mandatin deri në zgjedhjen e të rinjve pavarësisht plotësimit të kushteve për pension, Gere para Komisioni të përbashkët parlamentar me BE-në në Parlament tha:

“Megjithatë, sfidë mbetet pensionimi i shumë gjyqtarëve. Për këtë arsye projekt-amandamenti i Ligjit për marrëdhënie pune është i rëndësishëm për të shmangur mungesën e kuadrove në gjyqësor dhe në prokurori. Jemi në pritje të plotësimit të numrit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, pa të cilët nuk mund të funksiojë”.

Për momentin, debati i nxehtë dhe i papërshtatshëm për Ligjin për marrëdhëniet pune, me të cilin 60 deputetëve të cilët duhet të dalin në pension më 62 dhe 64 vjet, iu vazhdohet mandati deri në zgjedhjen e të rinjve, është hedhur në Komisionin për sistem politik. Edhe atje, opozitarja VMRO_DPMNE kërkon vetëm intervenime procedurale dhe me këtë bllokon punën e këtij komisioni, nuk ka diskutime për ndryshimet ligjore.

Komisioni duhet të përfundojë punën deri në mesnatë.

Nënkryetarja e Komisionit për çështje evropiane, Arta Bilalli-Zendeli, është shprehur e zhgënjyer që deri në përfundim të KÇE-së, opozita nuk ka dashur të diskutojë për ndryshimet ligjore dhe se ka kërkuar vetëm ndërhyrje procedurale.

Unë i luta të paktën të flasin për amendamentet e tyre, por më kot”, tha ajo.

Në emisionin “Top Tema” në Telma, deputeti i VMRO-DPMNE-së Mile Lefkov nuk ka komentuar sugjerimet e ambasadorit David Gere për ndryshime ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button