Lajçak: Urgjente zbulimi i fatit të më shumë se 1600 personave të zhdukur

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak shprehet se zbardhja e fatit të më shumë se 1600 personave ende të zhdukur është urgjente, raporton EN.

“Zbulimi i fatit të më shumë se 1600 personave ende të zhdukur është urgjente. Të gjithë të dashurit – pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike – meritojnë mbyllje. Kjo është arsyeja pse unë vizitova Qendrën e Dokumentacionit, u takova me Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur dhe mora pjesë në shfaqjen e “Uji dhe qirinjtë”, shkruan Lajçak në një postim në Twitter.

Sot, në ditën e dytë të qendrimit në Kosovë, Lajçak takoi tre krerët e partive opozitare në vend.

Temë kryesore në këto takime ishte dialogu Kosovë-Serbi dhe opozitarët kërkuan që ky proces të përmbyllet me njohje reciproke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button