fbpx

Komuna e Tetovës dhe MASH riaktivizuan aktivitetet që shkolla në Reçicë të Vogël të hapet në shtator

Sektori për arsim në Komunën e Tetovës për Portalb.mk njofton se kanë filluar komunikimet për përfundimin e procedurave të mbetura për shkollën fillore të re në Reçicë të Vogël, që më pas të bëhet edhe pranim-dorëzimi nga ana e Ministrisë së Arsimit në Komunën e Tetovës.

Ndonëse ditëve të fundit kishte moskoordinim dhe mospërputhje në deklaratat nga MASH dhe Komuna e Tetovës për sa i përket pranim-dorëzimin teknik të shkollës, siç duket institucionet janë marrë vesh me njëra tjetrën dhe ja kanë filluar punës që procedurat të përfundojnë dhe shkolla të lëshohet në përdorim në shtator.

MASH për Portalb.mk theksoi se sipas marrëveshjes me Komunën e Tetovës, kjo e fundit duhet që objektin ta regjistrojë në librin publik të patundshmërive dhe të dorëzojë listë të re pronësore me objektin e regjistruar, pas së cilës procedurë është e nevojshme që me Vendim të Qeverisë së RMV nga ana e MASH-it objekti t’i dorëzohet Komunës së Tetovës.

Nga sektori për arsim në Komunën e Tetovës sot thanë se sektori për urbanizëm është në kontakt me kompaninë mbikëqyrëse inspektuese për punimet e realizuara.

“Pas përpilimit të elaboratit që objekti është në gjendje funksionale, komplet dokumentacioni do të dërgohet në agjencinë për kadastër për regjistrim të pronësisë dhe pas marrjes së fletë-pronësisë do të bëhet dhe pranim dorëzimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Komunës së Tetovës”, thanë nga sektori për arsim në Komunën e Tetovës.

Kujtojmë që dje kryetari i Komunës së Tetovës tha se në këtë projekt janë bërë shkelje në procedura, por që do të angazhohen që i njëjti të përfundojë dhe nxënësit në shtator të fillojnë në shkollën e re.

Shkolla shumë e pritur, premtuar dhe e stërdiskutuar në Reçicë të Vogël u përfundua në muajin shtator, dhe u hap në mënyrë simbolike vetëm për klasën e parë që filloi me 1 shtator të vitit që e lamë pas.

Ndryshe, kjo shkollë u ndërtua pas 9 viteve premtime parazgjedhore.Portalb.mkka ndjekur dhe do të vazhdoje të ndjekë dinamikën e punimeve për ndërtimin e kësaj shkolle, për shkak se njëjta është një nevojë e madhe për të rinjtë e këtij vendi, në këtë vendbanim rreth 1000 nxënës i ndjekin mësimet disa kilometra larg shtëpive të tyre, një pjesë në Reçicën e Madhe dhe pjesa tjetër në shkollën “Naim Frashëri” në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button