Përkundër lajmeve të Portalb.mk për shenjat e dëmtuara, Kasami thotë se problemet e tilla duhet të denoncohen në komunë

Shenjat e komunikacionit të dëmtuara në Tetovë gjenden gjithandej. Kryetari i Komunës së Tetovës për to thotë se është mire të denoncohen në komunë që pastaj të zgjidhen të njëjtat. Portalb.mk para shtatë muajsh e ngriti këtë si çështje, komuna aso kohe tha se do e zgjidhin problemin, por nuk u bë asgjë. Përsëri Portalb.mk javën e kaluar tentoi të merr përgjigje nga komuna për të njëjtin rast por komuna heshti.

Pamjet nga terreni tregojnë se dëmtimet e shenjave janë nga më të ndryshmet, madje ka raste kur në një mbajtëse ka dy shenja të cilat duhet të jenë në një drejtim të vendosura, ata janë në kahje të kundërta. Në disa raste janë vetëm mbajtëset pa shenja, e në disa të tjera shenjat janë të rrëzuara përtokë, ka raste kur edhe semaforët janë të shtrembëruar.

Për këtë i pyetur nga Portalb.mk, Kasami thotë se fillimisht është mirë të denoncohen në komunë që pastaj të zgjidhen të njëjtat. Ai thekson se nuk kanë pasur komunikim të mirë me kompaninë e përzgjedhur për mirëmbajtjen e tyre.

“Është një kompani të cilën ne e kemi trashëguar, e cila është dashur të mirëmbajë sinjalistikën dhe e cila nuk ka qenë nga Maqedonia, kemi pasur shumë problem në komunikim me atë kompani për sa i përket sinjalistikës, janë probleme të cilat ne përsëri i zgjidhim. Nuk është situata me sinjalistikën ajo që ka qenë, por nuk është ashtu si duhet të jetë për shkak se komunikimi me kompaninë që është dashur të bëjë mirëmbajtjen nuk ka qenë ai i duhuri”, tha Kasami.

Megjithatë, kjo problematikë u ngrit në opinion nga Portalb.mk nëntorin e kaluar, Komuna premtoi zgjidhje, po kjo nuk u bë. Ndërsa javën e kaluar nga komuna refuzuan të përgjigjen në pyetjet gazetareske.

Komuna e Tetovës ka hapur shpallje për ndërtimin horizontal-vertikal të rrjetit rrugor në qytetin e Tetovës, i cili ishte i hapur deri sot (28 qershor), ora 12:00.

“Besojmë se me kompaninë e re që do të përzgjidhet do të kemi komunikim më të mire”, tha Kasami.

Ndryshe, gjendjen me shenjat e komunikacionit në Tetovë e pasqyrojnë fotografitë më poshtë.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button