Di Maria megjithatë pranoi të shkojë te ekipi italian

Angel Di Maria është pajtuar që të transferohet te Juventusi duke nënshkruar një kontratë njëvjeçare, transmeton KlanKosova.

34-vjeçari ka qenë agjent i lirë që kur përfundoi kontrata e tij me Paris Saint-Germainin para disa javësh.

Argjentinasi është spekuluar për një kalim te Zonja e Vjetër tash e sa kohë, mirëpo tani më në fund ka diçka konkrete.

Di Maria po planifikon të qëndrojë edhe pak në Evropë, dhe më pas të kthehet për ta përfunduar karrierën e tij në vendlindje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button