Nuk ka më pengesa për Maqedoninë e Veriut, Bullgaria e ka pranuar zgjidhjen, paralajmëroi Varheji

Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji ka deklaruar se konferencë e parë ndërqeveritare e BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mund të mbahet në ditët në vazhdim, njofton Portalb.mk.

“Janë bërë shumë përpjekje që të tejkalohet kontesti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tani është koha të gjithë aktorët të bëjnë hapin e fundit. Kemi shpresa të mëdha se konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të mbahet për disa ditë. Këto vende reflektuan gjithçka që është kërkuar prej tyre. Ata janë të gatshëm, duhet edhe ne të jemi të gatshëm. Kemi zgjidhje në tryezë që është miratuar nga parlamenti bullgar. Të gjitha pengesat janë tejkaluar, BE duhet të përparojë”, ka deklaruar Varheji.

Ai ka thënë se BE është e vendosur që ta çojë mbarë rajonin në BE dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor do të integrohen në të gjitha mekanizmat e zbutjes së krizave, përfshirë edhe në sigurinë e ushqimit dhe furnizimin me gaz.

Ndryshe, Parlamenti bullgar e miratoi rezolutën që miraton heqjen e vetos për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Propozimi kaloi me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button