Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në fabrikën e Tetovës

Nuk ka ende asnjë pistë për fillimin e hetimeve nga ana e prokurorisë, për zjarrin në ish kombinatin e duhanit në Tetovë. Sipas informatave të televizionit Alsat në prokurorinë e Tetovës, vetëm është dhënë urdhër për nisjen e hetimeve nga ekspertët e Njësisë për hulumtime të zjarreve nga Shkupi, marrjen e dokumenteve të fabrikës dhe incizimet e kamerës së sigurisë, si dhe hetime mbi kompaninë e cila ka instaluar energjinë elektrike brenda kompanisë.

Pas përfundimit të hetimeve, prokuroria e Tetovës, do vendos nëse ka elemente për nisje të procedurës hetimore dhe nëse shkaktar i zjarrit është ndonjë lidhje e shkurtër nga uji siç e thanë në fillim pronarët, apo ka të bëj me vendosje të qëllimshme të zjarrit nga faktori njeri.

Deri më tani, nuk dihet as edhe sa është dëmi total i shkaktuar nga zjarri që kaploi fabrikën, shuarja e të cilit, kërkoi intervenime si nga toka, po ashtu edhe nga qielli. Nga fabrika njoftojnë se, edhe më tej po bëhet verifikime të dëmeve.

“Ndryshe, që prej ditësh, brenda fabrikës, po punohet intensivisht për vënien e saj në funksion”.

“Kemi plot. Shumë ka dëme por ende saktë nuk e dimë, duhet të bëhet llogaritja e tyre sa është”, tha Ertan Memedaliu, pronar i fabrikës.

Zjarri në ish fabrikën e duhanit shpërtheu më 30 maj nga shkaqe deri më tani të panjohura. Për shuarjen e tij, u intervenua edhe nga qielli me helikopterët e Armatës së Maqedonisë së veriut.

Pas shuarjes së zjarrit, mbetën të lënduar dhjetë zjarrfikës dhe një person civil, i cili kishte ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button