MPB: Viti 2021 pati numrin më të ulët të viktimave në trafik në 15 vitet e fundit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se viti i kaluar 2021 është viti me numrin më të ulët të viktimave në trafik në 15 vitet e fundit dhe të dhënat nga katër muajt e parë të vitit 2022 tregojnë se këtë vit vazhdon trendi i uljes së ndjeshme të numrit të viktimave në aksidente trafiku, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu njoftoi se në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKR) dhe Fakultetin për Siguri nga Shkupi vazhdojnë me aktivitetet me qëllim të ngritjes së nivelit të kulturës së trafikut dhe në këtë mënyrë uljes së numrit të viktimave në komunikacion.

Sot në Ohër filloi fushata e re parandaluese e cila synon kryesisht drejtuesit e motoçikletave, biçikletave dhe skuterëve elektrikë “Vishni helmetë, vozitni në mënyrë të sigurt!”.

“KRSKR në bashkëpunim me MPB-në dhe Fakultetin e Sigurisë në Shkup e realizojnë fushatën për çiklistët, motoçiklistët dhe vozitësit e skuterit elektrik sepse në këtë periudhë kohore është rritur numri i pjesëmarrësve në komunikacion si çiklistë, motoçiklistë dhe vozitës elektrik. Qëllimi i kësaj fushate është që këto automjete të jenë të shënuara siç duhet, që drejtuesit të respektojnë rregullat dhe rregulloret dhe të mbajnë kaskë mbrojtëse, ndërsa drejtuesit e skuterëve elektrikë duhet të mbajnë jelek reflektues që nga fillimi i muzgut deri në agim”,  tha Gordana Kozuvarovska, kryetare e KRSKR.

Ndihmës Ministri i Marrëdhënieve në MPB Toni Angellovski tha viti i kaluar 2021 ka pasur 116 viktima dhe është viti me numrin më të ulët të viktimave në trafik në 15 vitet e fundit, dhe të dhënat nga katër muajt e parë të vitit 2022 tregojnë se këtë vit trendi i uljes së numrit të viktimave në aksidente trafiku vazhdon.

“Në katër muajt e parë të vitit 2022 janë 26 viktima, që është 14 më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin 40. Kjo fushatë që po fillojmë sot është për të ndikuar në ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve dhe në këtë mënyrë të rrisë sigurinë e tyre”, tha Angellovski.

Ndër të tjera ai theksoi se krahas veprimeve parandaluese, vazhdojnë kontrollet e intensifikuara aksionare për sanksionimin e atyre pjesëmarrësve në komunikacion që nuk i respektojnë rregullat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button