Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë harxhuar 626 982 MWh energji elektrike gjatë muajit prill

Në Maqedoninë e Veriut qytetarët e Maqedonisë së Veriut shfrytëzojnë forma të ndryshme të energjisë, duke përfshirë edhe energjinë e prodhuar nga qymyri, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit prill të vitit 2022, harxhimi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 626 982 Мwh energji elektrike, 7.339 mil. nm3 gaz natyror, 485 350 ton qymyr dhe 93 840 ton produkte të naftës”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që 73.7 përqind e energjisë së harxhuar elektrike është prodhim i brendshëm bruto (459 910 MWh energji elektrike).

Më së shumti energji elektrike prodhohet nga termocentralet nga termocentralet (58%) dhe hidrocentralet (37%). Vetëm 0.6 përqind e energjisë elektrike nga prodhimi bruto fitohet përmes paneleve solare, ndërsa 1.7 përqind nga turbinat e erës.

“97.4 % nga harxhimi i përgjithshëm i qymyrit është përdorur për prodhimin e energjisë elektrike”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button