Të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kërkoi Varhelyi

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi shprehet se Bashkimi Evropian duhet të vendosë për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, raportoi EN.

“Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ec përpara”, shkruan Varhelyi në një postim në Twitter.

Këtë të premte, Bullgaria miratoi rezolutën në të cilën mbështet propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macron për zgjidhjen e ngërçit me Maqedoninë e Veriut.

Në seancën e Kuvendit, rezoluta u miratua me 170 pro, teksa 37 deputetë votuan kundër dhe 21 abstenuan.

Propozimi francez përmban disa pika të cilat janë: pakica bullgare duhet të përfshihet në kushtetutën maqedonase, asgjë në procesin qasës të mos interpretohet si pranim i gjuhës maqedonase nga Bullgaria, fqinjësia e mirë të mbetet kriter deri në fund dhe të shqyrtohet zbatimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button