Arsovska u ndau mirënjohje dhe çmime mësuesve në suazat e projektit për integrim ndëretnik në arsimin e mesëm

Gjashtëdhjetë e dy mësues nga tetë shkolla të mesme të Qytetit morën mirënjohje dhe çmime nga Qyteti i Shkupit për kontributin dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në avancimin e integrimit ndëretnik në arsim nëpërmjet realizimit të rregullt të orëve të përbashkëta me nxënës që mësojnë në gjuhë të ndryshme. Mirënjohjet dhe çmimet punonjësve të arsimit ua ndau kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.

“Në shkollat e mesme të qytetit të Shkupit: “Arseni Jovkov”, “Zdravko Cvetkovski”, “Vëllezërit Miladinov”, “Boro Petrushevski”, “Dimitar Vlahov”, “Josip Broz Tito”, “Vlado Tasevski” dhe “Dr. Pançe Karagjozov” gjatë vitit shkollor 2021/22 u realizuan gjithsej 1308 orë mësimi të përbashkëta ku u përfshinë 54 paralele të cilat ndoqën mësimin në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke. Mbajtja e orëve të përbashkëta kontribuon në përmirësimin e kohezionit ndëretnik mes të rinjve, nëpërmjet njohjes më të mirë me njëri tjetrin dhe ndërtimit të vlerave qytetare dhe demokratike. Kjo është ajo që synojmë ne si shoqëri dhe për të cilën duhet të punojmë për të siguruar një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë” tha kryetarja Arsovska në ceremoninë e sotme të ndarjes së mirënjohjeve dhe çmimeve.

Në suazat e Programit të aktiviteteve të Qytetit të Shkupit në fushën e arsimit të mesëm për vitin 2022 dhe Strategjisë për integrim ndëretnik në arsim dhe përfshirje qytetare është parashikuar mbështetja e shkollave për realizimin e aktiviteteve për integrim ndëretnik.

Ky projekt është pjesë e projektit kombëtar të USAID-it për avancimin e integrimit ndëretnik të të rinjve në arsim, i mbështetur nga Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar dhe Misioni i OSBE-së në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button