Nesër do të bëhet dezinsektimi i hapësirave në Tetovë, Komuna apeloi për kujdes

Komuna e Tetovës ka paralajmëruar që nesër do të realizohet dezinsektimi, nëse kushtet klimatike mundësojnë një gjë të tillë. Nëse kushtet nuk janë të favorshme, procesi do të realizohet një ditë më pas, transmeton Portalb.mk.

“Me datë 24.06.2022 (e Premte), në zonën e qytetit të Tetovës do të bëhet dezinsektimi kundër mushkonjave dhe dëmtuesve tjerë. Dezinfektimi do të bëhet në orët e mbrëmjes, më saktë nga ora 20:00 deri në orët e para të mëngjesit”, paralajmëroi Komuna e Tetovës.

Në njoftim, rekomandohet që bletarët të marrin masat e nevojshme mbrojtëse, duke i fut bletët nëpër koshere, të sigurojnë sasinë e nevojshme të ujit dhe të mos largohen nga kosheret e tyre për 5-6 orë pas spërkatjes së territorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button