ANKETË: Banorët e Maqedonisë së Veriut besojnë se vendi është më i sigurt në NATO, por nuk u besojnë mediave për luftën në Ukrainë

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se vendi është më i sigurt për shkak të anëtarësimit në NATO dhe e konsiderojnë Aleancën të rëndësishme për sigurinë e vendit në të ardhmen. Megjithatë, shumica e qytetarëve nuk besojnë se mediat maqedonase po thonë të vërtetën për pushtimin e Ukrainës, tregon anketa e realizuar nga NATO në të 30 vendet anëtare të Aleancës përpara Samitit të ardhshëm të NATO-s në Madrid, transmeton Meta.mk.

Mbi 70% e qytetarëve të cilët jetojnë në vendet anëtare të NATO-s e konsiderojnë Aleancën të rëndësishme për sigurinë e vendit të tyre në të ardhmen dhe mbështesin anëtarësimin në NATO. Anketa zbuloi gjithashtu se 60 përqind e qytetarëve në 30 shtetet anëtare besojnë se vendi i tyre është më i sigurt si rezultat i bashkëpunimit midis Evropës dhe Amerikës së Veriut në Aleancë. Përqindje e lartë prej 84% e të anketuarve thanë se do të votonin që vendi i tyre të mbetej anëtar i NATO-s nëse do të mbahej një referendum.

Anketa në Maqedoninë e Veriut u krye në një kampion prej 500 të anketuarve të rritur në mënyrë të rastësishme nga i gjithë vendi, të cilët u intervistuan përmes telefonit.

Në mesin e qytetarëve të Maqedonisë, anketa tregon se 60% e tyre mendojnë se vendi është më i sigurt për shkak të bashkëpunimit të vendeve të Evropës dhe Amerikës së Veriut në NATO. Pakica prej 32% mendojnë se Maqedonia e Veriut është më pak e sigurt, ndërsa 8% janë përgjigjur “Nuk e di”.

Burimi i infografikut: NATO

Në pyetjen nëse do të votonin pro apo kundër që Maqedonisë së Veriut të mbetet anëtare e NATO-s, 65% e qytetarëve të Maqedonisë janë përgjigjur se në referendum do të votonin “për” që vendi i tyre të mbetej anëtar i NATO-s, 31% do të votonin “kundër”. 4 për qind e të anketuarve e kanë zgjedhur opsionin “nuk e di”.

Qytetarët e Maqedonisë u pyetën edhe nëse janë dakord me pohimin: “me anëtarësimin tonë në NATO ka më pak gjasa që një vend i huaj të na sulmojë”. Me këtë deklaratë janë pajtuar shumica prej 56 për qind e qytetarëve, 14 për qind as pajtohen as nuk pajtohen, ndërsa 30 për qind nuk pajtohen me këtë pohim.

Ajo që është shqetësuese në anketën, të cilën sivjet e realizoi NATO janë përgjigjet e qytetarëve të Maqedonisë lidhur me mediat. Kur u pyetën “a u besoni mediave në vendin tuaj se e thonë të vërtetën për pushtimin e Ukrainës”, vetëm 3% e të anketuarve kanë thanë se i besojnë plotësisht medias. 30 për qind të tjerë kanë thënë se u besojnë mediave deri diku në raportimin e tyre.

Burimi i Infografik: NATO

Kundrejt kësaj, 31 për qind e qytetarëve kanë thanë se nuk besonin se media po tregonte të vërtetën për pushtimin e Ukrainës. 32% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk u besojnë fare mediave në Maqedoni kur raportojnë, ndërsa 3% kësaj pyetjeje janë përgjigjur me opsionin “Nuk e di”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button