fbpx

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor sot do të takohen në Bruksel

Liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot në Bruksel, para mbledhjes së Këshillit Evropian në qershor, ndërsa në takim, ndër të tjera, do të diskutohet për progresin e integrimit në Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk.

Ndër qëllimet e takimit është të eksplorojë mënyra inovative për të çuar përpara bisedimet e pranimit të vendeve, të shtyhen reformat dhe të bëhet përparim në integrimin gradual midis BE-së dhe rajonit, bazuar në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit të BE-së.

Në samit do të marrin pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski, homologu i tij shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, edhe përkundër deklaratave të tyre të mëparshme se mund të mos shkojnë në Bruksel.

Ata megjithatë, dje vendosën që të shkojnë në Samit.

Në takim, liderët do të diskutojnë edhe mbi sfidat që dalin nga agresioni rus kundër Ukrainës, ndërsa do të vendosin nëse do t’i japin vendit statusin e kandidatit, pas rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian javën e kaluar.

Sipas njoftimeve, gjithashtu, takimi do të jetë mundësi për të rishikuar ecurinë e investimeve kyçe në kuadër të planit ekonomik dhe të investimeve (PEI) për Ballkanin Perëndimor (EIP), për të diskutuar çështjet gjeostrategjike, për të eksploruar mënyra për të nxitur kontaktet mes njerëzve dhe për të promovuar harmonizimin me vlerat e Bashkimit Evropian dhe politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë (PPJS).

Sipas një deklarate të Këshillit, qëllimet e takimit përfshijnë eksplorimin e mënyrave novatore për të çuar përpara negociatat e pranimit, nxitjen e reformave dhe përparimin në integrimin gradual midis BE-së dhe rajonit dhe përmirësimin e një metodologjie të rishikuar të zgjerimit.

Takimi i liderëve është pjesë e zbatimit të Agjendës Strategjike të Këshillit Evropian 2019-2024.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button