Vetëm 38 përqind e ujërave të zeza pastrohen në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar është regjistruar rritje e sasisë së ujërave të zeza për 2.8 përqind në krahasim me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Sasia totale e ujërave të zeza në vitin 2021 është 2.8 % më e lartë krahasuar me vitin 2020. Nga sasia totale e ujërave të zeza të shkarkuara në vitin 2021, 61.97 % ishin të papastruara dhe 38.02% ujëra të zeza të pastruara”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Nga 102 648 000 metra kub ujëra të zeza, 63 620 000 metra kub janë të papastruara, ashtu që gjysma e tyre derdhen në ujërat nëntokësorë, ndërsa gjysa tjetër në përrua. Në pjesën e ujërave të zeza të pastruara, nga gjithsej 39 028 000 metra kub, 33 121 000 metra kub derdhen në përrua.

Në vitin e kaluar në ujësjellësin publik ishin shpërndarë 306 259 000 metra kub, apo 2.2 përqind më pak se viti paraprak.

“Sipas strukturës së konsumit të ujit, konsumatorët më të mëdhenj ishin ekonomitë familjare, të cilat konsuamuan 67.2 % të ujit të përgjithshëm të furnizuar nga ujësjellësi publik”, raporton Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button