U zbulua një tjetër bazë armatimi në Tiranë

Ky është momenti kur agjentët e krimeve të rënda në policinë e Tiranës hapin garazhin ku u  gjetën dhe sekuestruan 14 armë zjarri, municione e lëndë plasëse, raporton Klan. Ambienti ishte marrë me qira nga 27-vjeçari, Eno Papa alias Beqiri i cili tashmë është arrestuar nga policia.

Në këtë ambjent të kthyer në magazinë si dhe në shtëpinë e tij të riut iu gjetën 2 snajpera, 4 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciator, 85 pako me fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi me krehra armësh, pjesë të ndryshme armësh, shënjestra optike për snajper, tre kallëpe tritoli, sasi lënde e dyshuar eksplozive, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave, një automjet, 3 aparate celulare, 2 laptopë, 5 paruke dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikuar.

Zbulimi i kësaj baze nga ana e policisë u mundësua falë një informacioni të siguruar në rrugë operative se 27-vjeçari në garazhin e një pallati, në rrugën “Peti” në afërsi të Liqenit të Thatë, mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme.

Ky është arsenali i dytë i armëve që zbulohet nga policia e Tiranës në harkun kohor të 1 jave. Pak ditë më parë në zonën e Yzberishtit në një bazë për modifikimin e armëve dhe municioneve u sekuestruan 11 armë zjarri e municion luftarak ndërsa në pranga përfunduan 2 persona, mes tyre dhe pronari banesës ku ishte ngritur punishtja e modifikimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button