fbpx

LSM para Kuvendit: Nëse nuk rriten pagat në sektorin publik, do të kërkojmë dorëheqje

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) në ditën e parë të grevës së përgjithshme me të cilën punëtorët e sektorit publik kërkojnë rritje të pagave, në bulevardin para Kuvendit mëngjesin e sotëm vendosën 120 ulëse, nga një për çdo deputet, transmeton Portalb.mk.

Sindikatat kërkojnë rritje të pagave të punonjësve të sektorit publik për 2806 denarë dhe vendosjen e të drejtës së regresit për pushim vjetor në masën 30 deri në 100 për qind të bazës.

Para Kuvendit foli kryetari i LSM-së, Darko Dimovski, i cili kërkoi mbështetje nga deputetët për amendamentin e paraqitur, siç tha ai, tani dhe menjëherë, gjegjësisht duke filluar nga 1 korriku.

“Ato para na duhen për shkak të gjithçkaje që po na ndodh, inflacionit dyshifror, goditjeve të çmimeve, krizës së paralajmëruar energjetike dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike”, tha Dimovski.

Të gjithë ata që nuk do ta përkrahin kërkesën e tyre, tha ai, në interes të punëtorit, #e drejta jonë legjitime si përfaqësues të punëtorëve, është që nga ta të kërkojmë dorëheqje”.

“Ne i kemi zgjedhur ata deputetë për të promovuar dhe ruajtur të drejtat tona dhe për të përmbushur nevojat tona tani kur kemi nevojë më së shumti. Deputetë, shokë nga pushteti, nga vetëqeverisja lokale, merreni seriozisht punën tuaj, punëtori sot po lufton për ekzistencë”, theksoi kryetari i LSM-së.

Sindikatat nesër do ta zhvendosin protestën para Qeverisë, ku me 21 ulëse bosh, për çdo ministër, do të bllokojnë qarkullimin në bulevardin “Ilindenska”.

LSM shprehet jashtëzakonisht e zhgënjyer që në rebalancin e buxhetit nuk përmenden para për rritjen e pagave në sektorin publik dhe thekson se vazhdon të qëndrojë kërkesa e tyre për rekurs për pushim vjetor në sektorin publik nga viti 2023 .

Ndryshe, pardje në seancën e Komisionit për Financa dhe Buxhet nuk ka kaluar amendamenti i LSM-së i propozuar përmes VMRO-DPMNE-së në rebalancin e buxhetit për të siguruar mjete për rritje lineare të pagave.

LSM konsideron se nëse ribalanci i buxhetit kalohet pa siguruar mjete për rritjen e pagave në sektorin publik, nuk do të mund të veprohet në përputhje me ligjin dhe nuk do të ketë mjete për rregullimin e pagave të punonjësve të sektorit publik nga 1 korriku siç është kërkesa e LSM-së, e as në afatin ligjor për harmonizimin e pagave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button