fbpx

Komuna hesht, edhe pas shtatë muajve shenjat e komunikacionit në Tetovë janë të dëmtuara (FOTO)

Shenjat e dëmtuara të komunikacionit në Tetovë gjenden gjithandej. Ndonëse nga Komuna e Tetovës para shtatë muajsh thanë se janë të angazhuar për të zgjidhur këtë problem, pamjet nga rrugët e qytetit thonë se aty nuk është intervenuar, Komuna hesht ndaj pyetjeve gazetareske, shkruan Portalb.mk.

Pamjet nga terreni tregojnë se dëmtimet e shenjave janë nga më të ndryshmet, madje ka raste kur në një mbajtëse ka dy shenja të cilat duhet të jenë në një drejtim të vendosura, ata janë në kahje të kundërta. Në disa raste janë vetëm mbajtëset pa shenja, e në disa të tjera shenjat janë të rrëzuara përtokë, ka raste kur edhe semaforët janë të shtrembëruar.

Gazetari i Portalb.mk ishte në terren dhe gjendjen se si janë shenjat e komunikacionit në Tetovë më së miri e tregojnë fotografitë më poshtë.

This slideshow requires JavaScript.

Pamjet e njëjta ishin edhe në muajin nëntor, të cilat mund t’i shihni duke klikuar KËTU.

Komuna e Tetovës edhe pse nëntorin e kaluar thanë se do të skanohet situata në terren dhe shenjat e nevojshme do të ndërrohen dhe do të mirëmbahen. Kjo deri sot pas shtatë muajsh nuk ka ndodhur, të paktën në lokacionet që shihen më lartë.

Ndërsa sot nga Komuna e Tetovës nuk përgjigjen se pse kjo nuk është bërë deri tani.

Ndryshe, Komuna e Tetovës ka hapur shpallje për ndërtimin horizontal-vertikal të rrjetit rrugor në qytetin e Tetovës, i cili është i hapur deri me 28 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button