Komisioni Rregullator për Energjetikë i hoqi licencën BEG-ut

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka marrë vendim që t’ia ndërpresë licencën për kryerjen e aktivitetit energjetik për prodhimin e energjisë termike kompanisë BEG, njoftoi sot kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, transmeton Portalb.mk.

Bislimovski konfirmoi se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë termike në qytetin e Shkupit pasi kjo kompani do të kryejë aktivitetin e saj deri në zgjedhjen e një kompanie tjetër.

Ai paralajmëroi se pas përfundimit të seancës kryesore, KRRE do ta informojë Qeverinë.

“Qeveria më tej në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë është e obliguar që të organizojë tender apo thirrje publike në të cilën do të zgjidhet një kryerës i ri për kryerjen e aktivitetit energjetik – prodhimin energjisë termike, prandaj në periudhën e ardhshme pres që të gjitha afatet për organizimin e thirrjes publike do të jetë të shkurtra për të përfunduar me kohë dhe për të zgjedhur kryerës të ri të aktivitetit energjetik të prodhimit tëenergjisë termike”, tha Bislimovski.

Bislimovski shtoi se ai personalisht konsideron se këtë veprimtari duhet ta kryejë një kompani kur të jetë në pronësi të shtetit.

“Duke pasur parasysh përvojat e qyteteve të tjera, parasëgjithash nga ish-Jugosllavia, është e zakonshme që këtë aktivitet ta kryejnë kompani që janë në pronësi të shtetit ose kompani në pronësi të komunave apo qyteteve”, tha Bislimovski.

Heqja e licencës vjen pasi BEG raportoi shpenzime serioze për vitin e kaluar, kështu që në fillim të vitit 2022, KRRE mori përsipër menaxhimin e ngrohjes në Shkup.

Shkak ishin çmimet e larta të energjensëve, për shkak të të cilave kompanitë nuk mund të siguronin financimin e sezonit të ngrohjes pa ndihmën e shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button