fbpx

Dodik u takua me Putinin në Shën Petersburg

Anëtari i presidencës tre-palëshe të Bosnje e Herzegovinës, Milorad Dodik u takua në Shën Petersburg me presidentin rus Vladimir Putin.

Informacioni për takimin mes tyre u publikua vonë, më 17 qershor, në llogarinë zyrtare në Twitter të Dodik, transmeton REL.

Dodik mori pjesë në seancën plenare të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar, në të cilin foli Putin.

Në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg nuk ka qenë i pranishëm gati asnjë zyrtar perëndimor

Gjithashtu më 16 qershor, Dodik foli me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov.

Milorad Dodik, i cili është gjithashtu kreu i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur, partia kryesore në Republika Sërpska, ka thënë vazhdimisht se ai mbron neutralitetin kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë.

Dodik njoftoi në 12 qershor se ai “nuk do të lejojë nënshkrimin e asnjë dokumenti politik që cilëson në çfarëdo mënyre konfliktet në Ukrainë” gjatë një takimi midis përfaqësuesve të partive politike të Bosnje dhe Hercegovinës (BiH) dhe Presidentit të Këshillit Evropian Çarls Michel.

Bosnja dhe Hercegovina iu bashkua sanksioneve kundër Rusisë në bazë të Strategjisë së Politikës së Jashtme dhe detyrimeve sipas Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit.

Sipas informacionit zyrtar të publikuar në faqen e internetit të Këshillit Evropian, BiH është “harmonizuar me Bashkimin Evropian” në sanksionimin e qindra individëve dhe kompanive nga Rusia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button