fbpx

RMV, me rrugë nën mesatare nuk do të tërheqim investime të huaja

Sasia e investimeve dhe interesi i kompanive të huaja për të punuar në vend varet drejtpërdrejt nga zhvillimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore. Maqedonia e Veriut mbetet prapa vendeve të rajonit për investime, por edhe për gjendjen e rrugëve që ka. Pozicioni strategjik i vendit, në zemër të Gadishullit Ballkanik, ku mund dhe duhet të përdoren rrugët për në detin Egje në jug, por edhe në portet në Shqipëri në perëndim dhe në Bullgari në lindje, por kushtëzohet nga investimet e shpejta në infrastrukturë cilësore, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas analizës së të dhënave nga Raporti për konkurrencë globale për vitin 2019 të Forumit Ekonomik Botëror, cilësia e infrastrukturës rrugore në Evropë varion, ndërsa dallimet më të mëdha vërehen mes vendeve të zhvilluara perëndimore dhe bllokut të dikurshëm lindor. Me rezultate nga 1 deri në 7, në rajon, rrugët më të mira janë në Kroaci, e cila është vlerësuar me 5.6, ndërsa më të këqijat janë në Bosnje dhe Hercegovinë, vlerësimi i së cilës është 2.8. Infrastruktura rrugore e Maqedonisë është vlerësuar me 3.4, njësoj si në Bullgari. Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë rezultate pak më të mira, midis 3.5 dhe 3.9. Holanda ka rrugët më të mira në Evropë, pasuar nga Zvicra. Të dy vendet janë në krye të hartës globale, menjëherë pas Singaporit, i cili ka rrugët më të mira në botë. Rrugët më të këqija në Evropë janë në Moldavi, e cila është vlerësuar me 2.6 pikë.

Gjendja e rrugëve në vend është kusht direkt për kompanitë e huaja që vendosin se ku të investojnë, thotë profesori në Fakultetin e Ndërtimtarisë Zoran Krakutovski. Koha për të transportuar mallra për investitorët është paraja, kështu që ata do t’i bëjnë investimet e tyre në një vend që do t’u ofrojë atyre transport më të shpejtë, më efikas dhe më të sigurt.

“Si një vend kontinental pa dalje në det, duhet të investojmë vazhdimisht në transportin tokësor. Nga aspekti i biznesit dhe zhvillimit të ekonomisë, rëndësi ka edhe infrastruktura rrugore dhe hekurudhore. Është e qartë se për këtë nevojiten financa serioze, e cila njihet përmes zhvillimit të infrastrukturës së vendeve të rajonit që janë anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe kanë pasur qasje në fondet e tyre”, tha Krakutovski.

Ai thekson se pa mundësi për komunikim të shpejtë dhe efikas në rajon dhe më gjerë, tregu i shkëmbimit të njerëzve dhe mallrave po ngushtohet, e me këtë edhe interesimi i kompanive. Bazuar në Strategjinë Kombëtare të Transportit, na mungon profil i plotë i autostradës në pjesën nga Shkupi në Veles, përgjatë Korridorit 10. Megjithatë, më problematike në vend është lidhja lindje-perëndim me Bullgarinë dhe Shqipërinë, ku nuk kemi kanë rrugë ekspres e jo autostradë.

“Fokusi është në lidhjen veri-jug, ndërsa zhvillimi i Korridorit 8 ka ngecur në projekte dhe realizimi është me vonesë”, tha Krakutovski.

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, nga ana tjetër, thonë se këtë vit kanë paraparë buxhetin më të madh për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrjetit rrugor në mbarë vendin, i cili arrin në 360 milionë euro. Ata informojnë se po punohet në ndërtimin e autostradave Kërçovë-Ohër dhe Shkup-Bllacë. Rruga Kërçovë-Ohër është riprojektuar 25 për qind, është duke punuar me dinamikën e dëshiruar dhe Ministria pret që deri në fund të vitit segmenti nga Trebenishta deri në Ohër të jetë plotësisht funksional dhe i hapur për qarkullim.

“Vetëm për ndërtimin e seksioneve të autostradës për këtë vit, sipas programit vjetor të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, janë paraparë investime në vlerë mbi 180 milionë euro. Në pjesën e Korridorit 8 presim që në vjeshtë të fillojë ndërtimi i autostradave të reja të pikës kufitare me Shqipërinë, Qafathanë përmes Strugës në Trebenishtë, pastaj nga Kërçova në Gostivar dhe nga Gostivari në Tetovë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Ndër prioritetet që duhen arritur janë krijimi i një sistemi transporti të sigurt në Korridorin 10 nëpërmjet futjes së teknologjive të informacionit dhe zbatimit të sistemeve inteligjente të transportit në sektorin e transportit. Deri në fund të vitit është planifikuar krijimi i Agjencisë për Sigurinë Rrugore, e cila duhet të krijojë, koordinojë, inicojë dhe menaxhojë aktivitetet dhe masat në fushën e sigurisë rrugore.

Për gjendjen e rrugëve, së fundmi, gjatë vizitës së tij në vend, komentoi edhe nobelisti në ekonomi, Paul Krugman. Ai na tha hapur se nëse duam të tërheqim investime të huaja në kohë krize, investimi në infrastrukturë është vendimtar.

“Në kushte të tilla, investitorët do të zhvendosin fabrikat në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet me paga më të ulëta, ndaj duhet të jenë të gatshëm t’i tërheqin në territorin e tyre. Vendndodhja dhe sistemi politik janë të mira, por rrugët duhet të riparohen. Nëse dëshironi që fabrikat nga Holanda apo Belgjika të zhvendosin prodhimin këtu, infrastruktura e transportit është më e rëndësishmja për to. Nëse e bëni, mundësitë tuaja janë të mëdha,” u tha Krugman politikanëve maqedonas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button