Mishel në takim me krerët e RMV-së: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE çështje me prioritet të lartë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si pjesë e programit të tij me aktivitete gjatë Forumi i Prespës për Dialog, sot mbajti takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel. Në takim, ku morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, u diskutua për sfidat gjeopolitike që i solli agresioni rus në Ukrainë, për përshpejtimin e integrimin të Ballkanit Perëndimor në BE u bë çështje prioritare me prioritet të lartë, duke përfshirë forcimin e rezistencës së rajonit ndaj ndikimeve të palëve të treta, transmeton Portalb.mk.

Charles Michel, foto: Meta.mk
Charles Michel, foto: Meta.mk

Kryeministri Kovaçevski në takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel, theksoi se Maqedonia e Veriut tërësisht i plotësoi kushtet për fillimin e bisedimeve dhe në bazë të së cilës është miratuar edhe rekomandimi për fillim pa kushte të hapjes së kapitujve në mars të vitit 2020.

Kovaçevski dhe Mishel në takim biseduan edhe për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në më shumë projekte rajonale të mbështetura nga BE-ja, veçanërisht në pjesën e bashkëpunimit  në energjetikë siç është interkonektori për gaz me Greqinë, impianti i gazit në Aleksandropulos dhe lidhja e gazit me Serbinë dhe Kosovën, të cilat mbështeten nga fondet e Planit të Investimeve Ekonomike të BE-së.

Dimitar Kovaçevski dhe Charles Michel
Charles Michel në Ohër

Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, biseduan edhe për përfitimet nga iniciativa Ballkan i Hapur për vendosjen e tregut të përbashkët dhe të ndërlidhur në bazë të katër lirive të BE-së për qarkullim pa pengesë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, si hapa të rëndësishme për zbatimin e standardeve të BE-së.

Lidhur me agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, Kryeministri Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s, ka harmonizuar plotësisht politikat e saj me Aleancën dhe BE-në, ka përmbushur detyrimet e saj dhe vazhdon të veprojë plotësisht në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian, me çka edhe një herë u dëshmua se është një partner i denjë i vendeve evropiane, vendeve anëtare të BE-së.

Pas takimit me Kovaçevskin, kreu i Këshillit Evropian, zhvilloi takim edhe me presidentin Stevo Pendarovski, pas çka mbajtën edhe konferencë për mediat.

Për Pendarovskin, vizita e Michelit në këtë periudhë të trazuar për Evropën dhe botën, vetëm pak ditë para Samitit të qershorit të Bashkimit Evropian, tregon nevojën e koordinimit të hapave ndërmjet Ballkanit dhe Unionit përballë nevojës për vendime vendimtare dhe parimore.

“Sinqerisht shpresoj që javën e ardhshme në Bruksel, liderët e Bashkimit Evropian më në fund do ta përmbushin premtimin e tyre të marsit 2020 kur Këshilli i çështjeve të përgjithshme vendosi unanimisht që të fillojë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Pendarovski.

Pendarovski dhe Michel biseduan edhe për faktin se prolongimi i integrimeve evropiane të Maqedonisë, diçka që lëkund besueshmërinë e Bashkimit Evropian, që në të njëjtën kohë nënkupton ulje të ndikimit të tij tek qytetarët tanë.

“Kushtëzimi i një shteti anëtar ndaj një vendi kandidat për anëtarësim për arsye bilaterale jo vetëm që shkel në mënyrë flagrante premtimin për një të ardhme evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu mund të komprometojë plotësisht politikën e zgjerimit dhe të krijojë një precedent të rrezikshëm që do t’i japë fund këtij procesi, i cili për vite u konsiderua si politika e jashtme më e mirë e Unionit. Projekti i Evropës së Bashkuar ka pasur gjithmonë edhe një aspekt të qartë gjeopolitik, por në këto momente lufte në kontinent, ky dimension është veçanërisht i theksuar. Prandaj, për mbijetesën e politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian, është e nevojshme rritja e përgjegjësisë gjeopolitike, veçanërisht midis vendeve anëtare të BE-së”, deklaroi Pendarovski.

Stevo Pendarovski, foto: Meta.mk
Stevo Pendarovski, foto: Meta.mk

Ai shtoi se pavarësisht zhgënjimeve reale dhe lodhjes së pritjes së një përparimi në rrugën evropiane, angazhimi vendit, ndër të tjera, mbështetet i fuqishëm nga dy gjëra, nga njëra anë, përputhja e plotë 100% me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe bashkimit të të gjitha pakove të sanksioneve ndaj Federatës Ruse, dhe nga ana tjetër, Bashkimi Evropian edhe më tej mbetet partneri më i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë , duke ofruar mbështetje dhe ndihmë financiare për zbatimin e reformave të nevojshme.

“Mbetemi në pritje të takimit të përbashkët të liderëve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet javën e ardhshme më 23 qershor në Bruksel. Në këtë kuptim, dua të theksoj se çdo iniciativë që do të kontribuonte realisht në zhbllokimin ose përshpejtimin e procesit të integrimit është e mirëpritur. Në këtë kontekst, ne shohim idenë më të re për një bashkim më të madh mes nesh, përmes formës së re, të quajtur Komuniteti Politik Evropian. Kuptohet, atë bashkësi e kuptojmë jo si çmim ngushëllues, apo si kompensim për anëtarësimin, por vetëm si mjet shtesë që do të ndihmojë për integrim më të shpejtë dhe unitet më të madh në Evropë”, u shpreh Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button