Një e treta e investitorëve gjerman do të largoheshin nga vendi

Pothuajse një e treta e investitorëve të huaj, apo 30% e kompanive prej kompanive gjermane do ta zhvendosnin biznesin nga Maqedonia në shtet tjetër krimi dhe korupsioni, administrata publike joefikase dhe sistemi një sportel jofunksional janë pengesat më të mëdha për punë në vend, tregojnë rezultatet e anketës për klimën afariste për vitin 2021/2022 që e zbaton shoqata ekonomike maqedonaso – gjermane nga muaji mars deri në prill të këtij vit te 30 anëtarët e saj, transmeton Portalb.mk.

Anketa për klimën afariste zbatohet për të 17 herë në vend, ndërsa paraleisht bëhet edhe në 13 shtete të tjera në Evropën Juglindore.

“Kompanitë e anketuara me notë më të dobët e vlerësuan luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Por, vlerësuan se duhet të ketë përmirësim edhe në sigurinë juridike, stabilitetin politik, infrastrukturën, si dhe transparencë më të madhe gjatë furnizimeve publike”, tha Patrik Martens, drejtor i Delegacionit të ekonomisë gjermane në Maqedoninë e Veriut dhe anëtar udhëheqës në Bordin Drejtue të Shoqatës Ekonomike maqedonase- gjermane, i cili prezantoi rezultatet.

Kompanitë janë më të kënaqru nga të punësuarit e tyre dhe kanë vlerësuar me notë më të lartë produktivitetin e kuadrit profesional dhe motivimin e të punësuarëve.

Në vend punojnë 200 kompani me kapital gjerman të cilët punësojnë mbi 20 mijë persona.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button