fbpx

Pas ndërprerjes së paraburgimit, Rashkovski kërkoi t’i kthehet pasaporta

Në seancën e sotme gjyqësore në rastin “Softuerët”, i akuzuari i parë dhe ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski kërkoi t’i kthehet pasaporta, pasi paraprakisht i’u hoq masa e paraburgimit, transmeton Portalb.mk.

Rashkovski akuzohet për keqpërdorim me furnizmin të softuerit për shkelje në trafik, ndërsa në shkurt i’u ndërpre fillimish paraburgimi dhe më pas edhe paraburgimi shtëpiak, pasi Apeli e pranoi garancinë prej 192 mijë euro.

Aktakuza për rastin “Softuerët” përfshin blerjen e dy softuerëve për kundërvajtje në komunikacion dhe për identifikim biometrik, të cilat sipas Prokurorisë nuk janë kërkuar dhe përdorur nga askush. Aktakuza përfshin edhe pagesën e tarifave nga e cila sipas prokurorisë ka marrë pjesë edhe ish-sekretari i përgjithshëm. Rashkovski ndiqet penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe larje parash. Me të akuzohen edhe gjashtë persona të tjerë: Ivica Dimitrovski, Igor Hristov, Daniel Stançev, Irena Ivanovska, Igor Ivanovski dhe Maja Siljanovska.

Ndryshe, Rashkovskit pas hapjes së hetimeve më 16 prill të vitit të kaluar i është caktua masa e arrestit shtëpiak, por pas ankesës së Prokurorisë vendimi u pezullua dhe pesë ditë më vonë mori paraburgim efektiv në burgun e Shkupit në Shuto Orizarë. Megjithatë aty qëndroi rreth një muaj e gjysmë pasi më 4 qershor 2021, me vendim të Apelit, masa e paraburgimit efektiv i është zëvendësuar me arrest shtëpiak. Rashkovski edhe atëherë ofroi garanci për t’u mbrojtur në liri, por rreth 500.000 euro, por u refuzua. Në arrest shtëpiak ai ka qëndruar deri me dy mars.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button