fbpx

Kundërspin: Anketa për 100 ditët e Qeverisë nuk tregon epërsi të VMRO-DPMNE-së para LSDM-së

Kumtesa e publikuar nga partia opozitare VMRO-DPMNE, përkatësisht titulli i saj, është spin klasik, mbi të cilin duket se janë ulur një numër i madh i mediave në vend, pa e kontrolluar përmbajtjen dhe pyetjet e anketës së bërë nga QMBN. Në anketë nuk ekziston fare pyetja “Për kë do të votonit nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare”, ndërsa partia opozitare e përdori strukturën e të anketuarve për të shtrembëruar se VMRO-DPMNE ka avantazh të madh ndaj LSDM-së, shkruan Vërtetëmatësi.

Partia politike VMRO-DPMNE të dielën (12 qershor 2022) publikoi një komunikatë të cilën e morën shumë media në vend, me titull pothuajse identik, në lidhje me një anketë të bërë nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN).

Spin: VMRO-DPMNE prin me një avantazh të madh ndaj LSDM-së prej 6,1%, hulumtimi i QMBN tregon se një numër rekord i ulët i qytetarëve besojnë në këtë qeverisje.

[Burimi: VMRO-DPMNE– data: 12.06.2022]

Lajmin, me titull identik si komunikata e VMRO-DPMNE-së, e kanë marrë një sërë mediash në vend (linklinklinklinklinklinklink), dhe në disa prej tyre është shtuar se ky është një avantazh rekord i VMRO-DPMNE-së para LSDM-së. Nga ana tjetër, disa nga mediat kanë raportuar se këto janë përgjigjet e një sondazhi të bërë nga QMBN dhe se pyetja ishte “për kë do të votonit nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare?”.

Kundërspin: Komunikata e publikuar nga partia opozitare VMRO-DPMNE, përkatësisht titulli i saj, është spin klasik, mbi të cilin duket se janë ulur një numër i madh i mediave në vend, pa e kontrolluar përmbajtjen dhe pyetjet e anketës së bërë nga QMBN.

Në sondazh nuk ekziston fare pyetja “Për kë do të votonit nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare”. Ajo i referohet perceptimeve të qytetarëve, në 100 ditët e para të punës së Qeverisë. Në përfundimin e sondazhit thuhet:

Mes mjaftueshëm dhe mirë ose 2.44 është nota mesatare që qytetarët i dhanë Qeverisë për punën e saj në 100 ditët e para, treguan rezultatet e hulumtimit më të fundit të QMBN “Qeveria 100 ditë” të realizuar në periudhën 3-13 maj 2022. Shumica e qytetarëve (65.1%) kanë deklaruar se Qeveria nuk i ka përmbushur pritjet e tyre. Në mesin e tyre maqedonasit etnikë janë më të shumtë. Të pyetur për përmbushjen e pritshmërive në fusha të veçanta, çdo i pesti qytetarë tha se pritjet e tyre nuk janë përmbushur në asnjë fushë.

Për QMBN, anketën e ka realizuar M-Prospect. Të dhënat u mblodhën me anketë telefonike, ndërsa mostra ishte përfaqësues kombëtar i 1005 të anketuarve. Anketa përmban pyetje për vlerësimin e punës së Qeverisë në 100 ditët e para, sa Qeveria i ka përmbushur pritjet e qytetarëve në këtë periudhë, nga cilat fusha qytetarët janë më të zhgënjyer dhe nga cilat më të kënaqur, të anketuarit e kanë vlerësuar punën e ministrave të qeverisë, si dhe problemet më të mëdha që po përballet vendi aktualisht.

Më shumë se gjysma e qytetarëve (58.7%) mendojnë se cilësia e jetës së tyre është përkeqësuar vitin e fundit, për 29.0% ka mbetur e njëjtë, ndërsa për 10.7% është përmirësuar. Varfëria dhe papunësia janë problemi më i madh për 30.0% të qytetarëve dhe për një të katërtën e tyre (25.9%) është korrupsioni dhe krimi. Situata ekonomike (13.9%) dhe emigracioni i të rinjve (13.5%) janë pothuajse në të njëjtin nivel. Qytetarët nuk janë optimistë kur bëhet fjalë për ekonominë e vendit. Më shumë se gjysma (55.1%) besojnë se do të përkeqësohet në dy vitet e ardhshmethuhet në një pjesë të përfundimeve të anketës.

Në anketë nuk ka asnjë pyetje për rejtingun e partive, e as për atë se për kë do të votonin të anketuarit në zgjedhjet e ardhshme.

Përkundër kësaj, partia opozitare VMRO-DPMNE dhe media raportuan sondazhin, duke pretenduar se “nëse zgjedhjet parlamentare mbahen nesër, VMRO-DPMNE do të fitojë 20,7% të votave dhe LSDM 14,6%.

Ky është një spin klasik. Gjegjësisht, nëse shkoni në faqen e fundit të anketës, mund të shihni strukturën demografike të të anketuarve, dmth nëse janë meshkuj/femra, çfarë arsimi kanë përfunduar, nëse janë mbështetës të ndonjë partie politike dhe në çfarë moshe, statusi i punës, përkatësia etnike etj. Sa i përket strukturës së të anketuarve, 20,7 për qind janë simpatizues të VMRO-DPMNE-së, ndërsa 14,6 për qind të LSDM-së. Megjithatë, kjo nuk është përgjigje e pyetjes së anketës, por të dhëna demografike, në mënyrë që ata që lexojnë përgjigjet e anketës të kenë një pasqyrë më të qartë të përgjigjeve të pyetjeve.

Në fakt këtë e thotë drejtori i QMBN-së, Aleksandar Krzhallovski.

QMBN porositi dhe publikoi një sondazh për “100 ditët e Qeverisë”. Nuk bëhet fjalë për vlerësimet e partive politike. Në raportin e sondazhit nuk janë publikuar rejtinge. Në shtojcën e raportit me të dhëna demografike ka një tabelë për përqindjen e mbështetësve të partive për të interpretuar rezultatet e pyetjeve të bëra dhe mbi këtë bazë (ku ka dallime të theksuara), si dhe për elementët e tjerë demografikë (gjinia, rajoni, arsimi)tha Krzhallovski për 360 gradë.

Mirëpo, në rrjetet sociale tashmë është përhapur gjerësisht një print screen i strukturës demografike të të anketuarve, i cili të jep përshtypjen se nga sondazhi është shtruar pyetja “për kë do të votojnë qytetarët nëse nesër mbahen zgjedhjet parlamentare”.

Struktura e të anketuarve në anketë

Në disa prej mediave mund të shihet edhe një print screen i gabuar, ku në vend të “simpatisë së partive politike”, thuhet “për cilën parti do të votoni”, që është absolutisht e pasaktë, siç mund të shihet nga sondazhi origjinal, në faqen e fundit.

Struktura e të anketuarve nuk mund të merret si relevante në raste të tilla, pasi nuk është pjesë përbërëse e anketës. Fakt është se në anketë të anketuarit kanë shprehur pakënaqësi me punën e Qeverisë dhe ky është konkluzioni kyç që duhet të paraqitet, sepse anketa është bazuar në ato të dhëna. “Luajtja” me strukturën e të anketuarve nuk mund të paraqitet si deklaratë e një pyetjeje sondazhi. Struktura e të anketuarve shërben vetëm për të kuptuar dhe krahasuar më mirë përgjigjet e pyetjeve zyrtare, gjegjësisht në këtë rast shumica e të anketuarve ishin përkrahës të VMRO-DPMNE-së. Në fakt, ka një ndryshim të madh midis një “përkrahësi” të një partie të caktuar dhe “votimi për një parti të caktuar”, aq më tepër që mbështetësi i partisë mund të mos pajtohet me politikat dhe pikëpamjet aktuale të partisë dhe të mos dalë në zgjedhje fare.

Prandaj, komunikata e opozitës VMRO-DPMNE se është në epërsi prej mbi 6 për qind para LSDM-së është një spin klasik, në të cilin në këtë rast kanë rënë në një sërë mediash dhe disa prej tyre tashmë po e fshijnë përmbajtjen e publikuar.

Disklejmer, baner, vertetematesi, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button