Pas 27 vitesh, u shua shfletuesi “Internet Explorer”

Microsoft e mbylli shfletuesin e tij “Internet Explorer” pas 27 vitesh. Prej sot, Microsoft do të ndalojë ofrimin e mbështetjes teknike për versionin më të fundit të “Internet Explorer 11 ″, shkruan “The Guardian” transmeton Portalb.mk.

Një vit më parë kompania kishte bërë të ditur që “Explorer” do të hiqej nga shumica e versioneve të Windows 10. Ai nuk ishte përfshirë në asnjë nga versionet e reja të Windows 11 të lëshuar vitin e kaluar.

“Internet Explorer” u shfaq për herë të parë në vitin 1995 si pjesë e sistemit operativ Windows 95. Në vitin 2016, Microsoft ndaloi zhvillimin e “Explorer” pasi nisi të punojë në shfletuesin “Edge”.

“Explorer” dikur përdorej më shumë dhe kulmin e arriti në vitin 2003 ku përfshiu 95% të përdorimit në treg.

Përdorimi i tij është reduktuar ndjeshëm me lançimin e faqeve të tjera dhe rritjen e popullaritetit të sistemeve operative celulare si Android dhe iOS që nuk e mbështesin “Internet Explorer”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button