RMV, nëpunësit e librave amë nënshkruan kontratë kolektive dhe nga nesër kthehen në punë – pezullohet greva deri në rritjen e pagave

Pas shtatë javësh grevë të Sindikatës së pavarur të Drejtorisë së librave amë, nga nesër greva pezullohet dhe të gjitha repartet e Drejtorisë do të vazhdojnë punën, transmeton Portalb.mk.

Për këtë informoi në konferencën e sotme për media, kreu i Drejtorisë së librave amë, Blerim Abazi, i cili tha se Drejtoria dhe Ministria e Drejtësisë më në fund kanë gjetur gjuhë të përbashkët dhe është nënshkruar marrëveshje kolektive, e cila, siç tha ai, në mënyrë shtesë përmirësohen të drejtat e punonjësve.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje përmirësohen në mënyrë shtesë të drejtat e punonjësve nëDrejtorinë e librave amë. Marrëveshja kolektive përcakton kriteret për pushimin vjetor, pushimin e paguar dhe pa pagesë, shtesat në paga, pagesën regresit për pushi vjetor, shtesën e pagës, pagesën e shpërblimit jubilar etj.”, tha Abazi.

Lidhur me përcaktimin e pagave të punëtorëve në sektorin e Drejtorisë së librave amë, Abazi theksoi se është dërguar informacion në Qeveri për të marrë parasysh sa më shpejt kërkesat e tyre për rritje të pagave, në mënyrë që të gjendet zgjidhje në lidhje edhe me këtë pikë.

“Unë si drejtor kam marrë përsipër që në propozimin e radhës – Buxheti për vitin 2023 të ketë dispozitë për ngritjen e pagave të punonjësve të Drejtorisë”, tha ai, duke shtuar se që sot hyn në fuqi marrëveshja kolektive për kërkesat e tjera të përcaktuara.

Përfaqësuesi i Konfederatës së organizatave sindikale të Maqedonisë (KOSM), Marjan Risteski, në konferencën për media tha se nënshkrimi i marrëveshjes kolektive është akt i madh për Konfederatën, ndërsa i inkurajoi të gjithë punëtorët e tjerë në vend në nivel të administratave, agjencitë, fondet të krijojnë sindikatat e tyre dhe të mund të nënshkruajnë marrëveshje të ngjashme kolektive.

Nga nesër, siç paralajmëruan përfaqësues të Drejtorisë, të punësuarit në të gjitha repartet e librave amë do të punojnë, ndërsa greva do të shtyhet deri më 20 korrik, pasi siç thanë ata ka akoma një pjesë të pazgjidhur në aspektin financiar, gjegjësisht rritja e pagave për 30 për qind që punonjësit e Drejtorisë kërkojnë që nga fillimi i negociatave.

Nëse deri atëherë nuk pranohet kërkesa për rritje të pagave, thanë se mund të riaktivizohet greva apo të shprehet pakënaqësia në mënyrë tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button