Manastir, aktakuzë ndaj dy gjinekologëve – ndërroi jetë foshnja e porsalindur për shkak të pakujdesisë

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Manastir pas procedurës paraprake ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për veprën penale – Vepra të rënda kundër shëndetit të njeriut nga neni 217 paragrafi 4 lidhur me nenin 207 paragrafi 1 dhe 3 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Të akuzuarit si mjekë-specialistë në gjinekologji dhe obstetrikë të punësuar në ISHP Spitali klinik “Dr.Trifun Panovski”- Manastir, vepruan në mënyrë të pakujdesshme në dhënien e ndihmës mjekësore – lindjen e një pacienteje – nga fshati Smilevë – Komuna e Demir Hisarit, për shkak të së cilës ka ndodhur vdekja e të porsalindurit”, thon nga Porkuroria e Manastirit.

Lehona është pranuar për lindje më datë 12.10.2019 rreth orës 17:00 në Repartin e gjinekologjisë dhe obstetrikës në Spitalin klinik Manastir, ku në kujdestari kanë qenë mjetë e dyshuar. Ata nuk e kanë monitoruar dhe nuk kanë regjistruar në kohë ndryshimet në gjendjen shëndetësore gruas. Edhe pse të gjitha ndryshimet në gjendjen shëndetësore të nënës ishin tregues absolut se shëndeti dhe jeta e fetusit ishte në rrezik për shkak të furnizimit të pamjaftueshëm të oksigjenit, gjë që është tregues për operacion urgjent cezarian, mjekët e akuzuar nuk e kanë bërë këtë ndërhyrje në kohë. Për shkak të zgjatjes së lindjes dhe vonesës prej të paktën pesë orësh nga shfaqja e indikacioneve për operacion urgjent cezarian, intensiteti i vuajtjeve tek fetusi u rrit. Ndërhyrja në maternitet është kryer rreth orës 06:30 të datës 13.10.2019, gjatë së cilës ka lindur foshnja femër me peshë lindjeje 3550 gram dhe gjatësi 48 centimetra në gjendje shumë të rëndë, e cila ka ndërruar jetë pak pas lindjes për shkak të mungesës së oksigjenit në mitër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button