Serbia konfirmoi arrestimin e ish-zyrtarit të inteligjencës ukrainase

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se Andriy Naumov, ish-zyrtar i lartë i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, është arrestuar në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në përgjigjen ndaj pyetjes së Radios Evropa e Lirë, më 14 qershor, Vuçiq tha se kishte “informacione” për Naumovin e arrestuar, por nuk zbuloi më shumë detaje nëse ai do të ekstradohej në Ukrainë.

Naumov u arrestua më 7 qershor, në pikën kufitare në jug të Serbisë, nën dyshimin për pastrim parash, ndërkaq deklarata e Vuçiqit është konfirmimi i parë zyrtar për arrestimin e ish-zyrtarit të inteligjencës ukrainase, për të cilin mediat vetëm spekuluan.

Sipas informacioneve të shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Andriy Namov u largua nga Ukraina disa orë para pushtimit rus, më 24 shkurt dhe në vendin e tij ai është nën hetim për tradhti të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button