Afër 170 milionë euro të shpenzuara në Maqedoninë e Veriut nga kompanitë për materiale ndërtimore dhe energji

Kompanitë në Maqedoninë e Veriut kanë shpenzuar rreth 170 milionë euro për materiale ndërtimore dhe energji gjatë vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë vitit 2021 subjektet afariste të cilat merren me veprimtari ndërtimore kanë shpenzuar material ndërtimor dhe energji në vlerë prej 10 502 019 000 denarë”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Kjo vlerë e shpenzuar është për 5.3 përqind më shumë se vlera e një viti paraprak.

“Pjesëmarrje më të madhe ka grupi Materiali për lidhje me 3 953 688 mijë denarë (37.6%), pastaj vijojnë grupet Materialet e përforcimit dhe fiksimit me 1 332 747 mijë denarë (12.7%), Lëndë djegëse e konsumuar me 1 265 597 mijë denarë (12.1%) dhe kështu me radhë”, raporton Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button